-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Aksion i koordinuar i Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës e Zagrebit

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sërish pasi u bëri thirrje serbëve të Kosovës që më 3 prill të votojnë në Serbi.

Vuçiç hodhi akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti teksa tha se bota po hesht për siç tha ai synimet e Kurtit.

“Bota është e gatshme të heshtë për synimin e Kurtit, na takon ne të mos biem pre e këtyre provokimeve. Më e lehtë është të pranojmë kërkesat e tyre, por çfarë do të bëjmë një ditë më vonë, më 4 prill, 10 maj?”, pyeti ai.

Vuçiq tha se bëhet fjalë për një “aksion të koordinuar të Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Zagrebit”.

“Unë mendoj se këtë e kupton edhe Perëndimi. Do të jetë e vështirë edhe për serbët në Kosovë. Ata duan të na tërheqin në konflikt, duke thënë se ne jemi shërbëtorë të Rusisë. Nëse shikoni shtypin kroat sot, ata shkruajnë: “Brukseli e pa lojën e Beogradit në Bosnjë”. Dhe çfarë loje, çfarë po luajmë, përveçse heshtim për çdo marrëzi që dëgjojmë. Çfarë ka bërë Serbia? Me çfarë kemi ofenduar dikë?”, tha Vuçiç për TV Prva.

“Mendoj se palët ruse dhe kineze kuptojnë gjithçka, por do të jetë e vështirë për ne, do të jetë e vështirë për serbët për Kosovën dhe Metohinë. Kurthi është se ata po përpiqen të na tërheqin në konflikt, duke thënë se ne jemi shërbëtorë rusë në Ballkan. Kroatët thonë se po provokojmë në Bosnje. Çfarë bëmë konkretisht, përveçse heshtim në çdo hap?”, ka thënë tutje Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit