-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre vatra të gripit të shpendëve, ministria: Nuk ka rrezik për njerëzit

Kryesoret

Zëvendës ministria e bujqësisë Ermira Gjeci, në një deklaratë për mediat, pas identifikimit të sëmundjes së shpendëve shpjegoi situatën në të cilën ndodhemi.

Ajo deklaroi se po merren gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundjeve.

Pas Durrësit e Korçës, edhe në Dibër është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Këto vatra janë futur në karantinë në një rreze prej 10 km, siç parashikohet edhe në protokoll.

“Aktualisht zonat në karantinë janë: Durrës, perimetri me rreze 10 km në qarkun Durrës me qendër në fshatin Rrashbull. Dibër, perimetri me rreze 10 km në qarkun Dibër me qendër në fshatin Rrethkal(rasti pozitiv në shpend oborri). Korçë, perimetri me rreze 10 km në qarkun Korçë me qendër në fshatin Prespë të vogël( rasti pozitv i pelikanit kaçurrel)”, tha zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci.

Në total deri më tani kanë ngordhur 358 520 shpend, nga të cilat 39 mijë janë groposur vetëm ditën e djeshme. Ndërkohë, 120 mijë pula të tjera të gjalla janë të infektuara, e për këtë zv.ministrja njoftoi se ka dalë edhe urdhri për asgjësimin e tyre, proces që pritet të nisë së shpejti, por që nuk dha një datë konkrete. Ndërsa për caktimin e vend groposjes në Shijak të pulave tha se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjor

Teksa renditi një sërë vendesh të tjera të Europës në të cilat është shfaqur ky virus, Gjeçi theksoi deri më tani nuk ka asnjë vendim për të ndalur importin me vendet e prekur“Në shume vende të BE, si Franca, Gjermania, Polonia, Hungaria, Zvirca, Spanja, Italia, Greqia janë konfirmuar raste të pranisë së Influencës aviare në shpendë të egër dhe në stabilimente të rritjes së shpendëve. Kjo është një sëmundje e cila sot ka prekur të gjithë kontinentin Europian dhe rregullat që po ndiqen në Shqipëri janë conform procedurave të Bashkimit Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit