Një person ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të TEG-ut.
Sipas policisë janë përplasur një makinë me drejtues me inicialet B. D., me një motor me drejtues ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









