-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Misioni i Bashës nuk ka mbaruar, jam krenar që kam qenë bashkëpunëtor

Kryesoret

“Nuk e shikoj që misioni i Bashës të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në”.

Kështu u shpreh Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, për të ish-kryetarin Lulzim Basha në emisionin “Frontline”.

Ndërkohë, ai u pyet edhe nëse Basha do të rikandidojë për sërish për postin e kryetarit të partisë.

“Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në. Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Dua ta falenderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit.

Pak orë pasi Basha ka dhënë dorëheqjen kam thirrur Alibeajn dhe Tabakun. PD nuk mund të qëndrojë asnjë sekondë pa një drejtues. Kam kërkuar gatishmërinë për drejtimin e PD-së nga ana e tyre. Tabaku u shpreh se preferoi mos e merrte këtë përgjegjësi, ndryshe nga Alibeaj, përndryshe partia do të futej në ngërç. Kështu kam bërë një njoftim ku derisa institucionet të shprehen drejtimin e merr Alibeaj. Do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit