Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-Koordinator për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, në një intervistë të dhënë për Periskopin e ka quajtur qesharake deklartën për NATO-n të kryeministrit Albin Kurti ku kishte thënë: “Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO-n”.
Hyseni tha se për anëtarësim në NATO duhet të bëhet lobim i rreptë dhe agresiv, duke theksuar se anëtarësimi në NATO nuk është i lehtë.
“Si mund ta komentosh ndryshe. Është qesharake. Ndërkaq anëtarësimin në NATO unë e kam quajtur të përshpejtuar dhe kam sugjeruar të krijohet një task-forcë e veçantë, me një detyrë të veçantë e që është lobimi i rreptë, agresiv për përshpejtimin e anëtarësim në NATO. Nuk është punë e lehtë, por ushtria e Kosovës ka kaluar 4 vjet të periudhën së transformimit. Ndërsa nuk është punë e lehtë, sidoqoftë nuk e shoh të pamundur një anëtarësimin pak ma të shpejt Kosovës në NATO përballë zhvillimeve në botë sidomos të Ukrainës. Nuk është bota më ajo që ishte para agresionit rus në Ukrainë”