-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi nis me sherr, Spaho shkon me vrap drejt Felajt, Balla: E ke Saliun brenda

Kryesoret

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debat mes grupit të Foltores dhe drejtueses së seancës Ermonela Felaj. Shkak ishte renditja e pikave të rendit të ditës. Grupi i Foltores kërkoi që përpara të zhvillohet interpelanca dhe më pas mocioni me debat për çmimet e kërkuar nga grupi i PD-së zyrtare dhe jo e kundërta, sikur është vendosur.

Debati

Edmond Spaho: Seanca të fillojë me interpelancën dhe jo me debatin. Interpelancat janë të parat. Prandaj i lini lojërat me rregulloren.

Ermonela Felaj: Ju ftojmë të uleni, zini vendin tuaj.

Edmond Spaho shkon drejt Foltores: Nëse ju nuk respektoni rregulloren…

Ermonela Felaj: Ju ftoj që të qetësohuni, të dëgjohemi me respekt. Ju lutem, nuk e kuptoj arsyen e nervozizmit tuaj.

Taulant Balla: Zoti Spaho, e kuptoj që keni të gjithë pak Sali nga brenda dhe prandaj merr kot. Kjo është diskutuar edhe në konferencën e kryetarëve.

Edmond Spaho ndërhyn nga vendi

Taulant Balla: Që ty të ka hyrë Saliu brenda të ka hyrë, dhe po të del….po mbaje poshtë.

Edmond Spaho: Zoti Balla më çudisni që merrni fjalën për çështjet e opozitës dhe bëni fanatikun. Nuk të nxjerr sot në selamet kot lodhesh.

Sot nuk ka dy seanca, por ka një seancë dhe rregullorja është e prerë: Interpelanca zhvillohet javën e parë pas depozitimit.

Ndaj duhet të mbahet interpelanca. Mos u merr me punët e opozitës se nuk nxjerr gjë në selamet. Apo të ka hyrë frika nga Berisha ty? Je bërë zëdhënësi i opozitës në thonjëza.

Me votim kërkesa e grupit të “Foltores” u rrëzua

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit