-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mziu pyetet për Berishën: Duam bashkim, e dimë që për 5 muaj PD do kaloj tranzit

Kryesoret

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu ka folur për situatën e krijuar në PD pas largimit të Lulzim Bashës. Ai është shprehur se duhet patjetër një bashkim me dy frontet e djathta, me Foltoren dhe me PD-në zyrtare.

I pyetur nëse do të ishte problem nëse demokratët për një periudhë të caktuar kohore do të drejtoheshin nga Berisha, ai është shprehur që një periudhë e tillë do të ndodh për stabilizimin e partisë.

“Në këndvështrimin tim, ngritja e një grupi të përbashkët midis dy kaheve për tu bashkuar duhet që PD të kaloj një periudhë të shkurtër tranzicioni. Kjo periudhë duhet të jetë 3 deri në 5 muaj, deri sa të kemi një kryetar të ri,” ka shprehur Mziu, pa hedhur poshtë faktin që Berisha mund të jetë në krye të partisë.

Theksojmë që dje në mbledhjen e Kryesisë, Mziu tha se duhet bashkimi pas Foltorja po merr shumë popullaritet dhe që më pas sigla dhe vula e PD nuk do i duhet askujt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit