Deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi hetim për rastin e denoncuar mbrëmë në media, që aktori i humorit Gazmend Paja u shpall investitor strategjik në bregdetin e jugut.
Sipas investigimit, kompania e aktorit ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.
Agalliu ngriti pyetjen në sallën e Kuvendit, nëse një aktor humori mund të quhet investitor strategjik?
“Shqiptarët nuk kanë cfarë të hanë, ndërkohë që ju në darkë vini hartën e Shqipërisë në tavolinë dhe e hani.
Si rasti, i një aktori humori që ka marrë 133 mijë m2 në jug. Aty ku ju zoti Gjiknuri dhe unë jemi deputetë, hajde të hetojmë.
Nuk e di sa e vërtetë është, informacioni i marrë nga mediat. A mund të quhet një aktor humori, investitor strategjik? Hajde ta hetojmë atë rast” tha Arbi Agalliu.