Qeveria kineze e ka cilësuar takimin mes Presidentit Xi Jinping dhe Presidentit amerikan Donald Trump në Pekin si një “moment historik” për marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar se të dyja palët ranë dakord për një vizion të ri strategjik dhe për forcimin e bashkëpunimit.
“Takimi forcoi mirëkuptimin dhe besimin reciprok, thelloi bashkëpunimin praktik dhe vendosi bazat për një partneritet strategjik konstruktiv që do të udhëheqë marrëdhëniet Kinë-SHBA në vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze.









