Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur rivendosjen e masës së burgut për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili ishte dënuar më parë me 2 vite për shpërdorim detyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve të Tiranës.
Megjithatë, ekzekutimi i vendimit është shtyrë, pasi Koka ndodhet jashtë vendit.
Gjykata la në fuqi dënimin, duke ndryshuar vetëm pjesën që parashikonte shuarjen e masës “arrest në burg”.
Sipas llogaritjeve, ish-ministrit i mbeten rreth 6 muaj për të vuajtur nga dënimi.









