Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur në samitin e NATO-s përmes një video live.
Ai thotë se ndjen se vendi i tij është kapur në “një zonë gri midis Perëndimit dhe Rusisë”, pasi nuk është ende pjesë e aleancës, por “po mbron vlerat tona të përbashkëta”.
Ka qenë një muaj “mbrojtjeje heroike” dhe “një muaj i tmerrshëm i errët shkatërrimi”.
Zelensky ka kërkuar mbështetje ajrore “për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore”.
Ai deklaroi se Rusia po përdor të gjithë arsenalin e saj pa kufi – duke synuar qytetet e banuara, spitalet dhe urat.