Për plot një orë, Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit kanë qenë pjesë e një mbledhje të organizuar brenda selisë blu.
Në prononcimin për media ish-kryeministri ka shprehu se takimi u zhvillua vetëm për çështje organizative dhe për Kolegjin e Kryetarëve që pritet të mbahet në 20 prill.
“Asnjë moment nuk duhet humbur që PD t’i rikthehet normalitetit dhe secili te mendojë dhe punojë për opozitën. Komisioni i Rithemelimit vendos që të sistemohet çdo zyrë dhe ambient në Partinë Demokratike në mënyre që te vijojnë punën normalisht deputet dhe funksionaret e tjerë te PD-së. Komisioni i Rithemelimit vendos që të hiqet çdo derë hekuri në PD,” ka shprehur Berisha.
Berisha u pyet nga gazetarët nëse duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit, ndërsa u përgjigj shkurt: Dua të shoh përpara.









