Gjatë vizitës së tij këtë të premte në Poloni, Presidenti amerikan Joe Biden është takuar edhe me ushtarët amerikanë që janë vendosur jo larg nga kufiri me Poloninë atje, ku prej 30 ditësh zhvillohen luftime të ashpra.
Me shpejtësi janë bërë virale në internet disa foto nga takimi me ushtarët amerikanë, aty ku Biden është bërë njësh me ta, duke ngrënë madje edhe një copë picë.
“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por demokracia në botë”, tha Biden duke folur para trupave amerikane në Poloni.
Ai më tej ka thënë se “ne jemi në mes të një beteje midis demokracive dhe autokracive”. Biden do të marrë pjesë më vonë në konferencën e planifikuar për krizën humanitare të Ukrainës.











