Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, shkon sot për në Bruksel në cilësinë e kryenegociatorit për t’u takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Raportohet se ky takim është në kuadër të dialogut dhe Lajçak, në po të njëjtën ditë, do të zhvillojë një takim virtual edhe me palën serbe.
Megjithatë, s’pritet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë.