-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Brenda takimit të Berishës në PD, Alibeaj: Je “gjyle” ne këmbën e demokratëve

Kryesoret

“5pyetjet.al” publikon foton e takimit të Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin në selinë e PD-së, ku folën për gati një orë por nuk ranë dakord. Berisha shoqërohej nga disa deputetë që mbështetën Komisionin e Rithemelimit, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Në përfundim të takimit, Alibeaj tha se Sali Berisha me shpalljen non grata është një “gurë” i rëndë në kurrizin e demokratëve, prandaj duhet të largohet.

“Deputetët janë shprehur fare qartë, qëndrimin për 9 shtatorin të distancimit të Berishës nga grupi i PD-së. Basha tregoi se nuk ishte i lidhur pas karriges. U dorëhoq. Ajo që unë ju thash, është kaq e thjesht, nuk bëhet fjalë thjesht kërkesa për mos kandidimin e Berishës, heqja dorë nga gjuha e vrazhdë, futja e helmit mes demokratëve. Nuk është e personalizuar te individi, cështja e marrëdhënieve që PD duhet të ketë, që për të ardhur në qeverisje, mbështetjen e aleatëve tanë historikë, strategjikë.

Unë  besoj se ai është një vendim i marrë, i kuptuar nga të gjithë. Ajo që është bindje tani, është një fakt i thjeshtë, që dizenjimi si “non grata”, që nuk i lejon demokratët në aksionin opozitar dhe marrëdhëniet me SHBA. Nuk lejon që këto të krijohen. Ai dizenjim, ishte dhe është dhe nuk do të hiqet asnjëherë. Është një gurë i madh në kurrizin e demokratëve. Në këtë luftë nuk mund të ecin me një “gjyle” të lidhur te këmbët.

Berisha nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit të PD-së. Konstituimi i grupit ka ndodhur në seancën e parë të parlamentit dhe kjo është një gjendje fakti. Kur themi këtë është fakt, grupi nga 10 shtatori filloi punën. Bashkimi i brendshëm është njëri element, dy duhet të largohen, në mënyrë që pjesa tjetër të konsiderohej e shëndetshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit