Sot gjykata e Tiranës njohu Grupin e Rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha si drejtues të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Me këtë vendim, përfaqësuesi ligjor i grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso u shpreh jashtë gjykatës se sot, PD iu rikthye demokratëve.
“Gjykata mori vendimin e paralajmëruar nga ne në kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendosi t’u kthente demokratëve, partinë, selinë, vulën dhe godinën e mbajtur peng. Sot PD iu kthye demokratëve që miratuan statutin, logon dhe siglën, shkarkimin e Bashës, mos njohjen e kryesisë dhe sekretariatit. U zyrtarizua që firmat dhe vullneti i demokratëve ishin aty” tha ai.
Por sa i ligjshëm është ky vendim, kur Gazment Bardhi pretendoi mbrëmë se tashmë është një tjetër dosje në apel për statutin e PD-së? “Që nga 11 Dhjetori ka vetëm një PD, që përfaqësohet nga komisioni i rithemelimit dhe kjo është me vendim gjykate. Nuk ka asnjë kërkesë të ish-përfaqësuesve të PD-së për bashkimin e dy cështjeve, të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, janë të ndara.
Nuk ka ende një kërkesë për regjistrimin e kuvendit të 18 dhjetorit. Secila ka fatin e vet. Ankimi i paraqitur dje nga ish-përfaqësuesit e PD-së për kuvendin e 17 korrikut, nuk ndikon te shqyrtimi i çështjes së 11 dhjetorit të 2021. Është një ankim përpara afatit ankimor” tha ai duke e cilësuar lëvizje taktike.
Tashmë me vendimin në dorë, kur do të shkojë grupi i Rithemelimit në selinë e PD-së? Kaso tha se nuk ka asnjë që mund të pengojë zbatimin e vendimit, referuar kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj. “Vendimi është dhënë sot. Në momentin që merret vendimi, hidhet në sistem dhe në momentin e parë që do të bëhet e mundshme do të marrim një kopje të dispozitivit me statutin, vulën, logon dhe flamurin e kuvendit të 11 dhjetorit.
Tani edhe juridikisht selia e PD-së do të drejtohet nga komisioni i rithemelimit. Kush mundet të mos e ekzekutojë këtë vendim të gjykatës? Cfarë ka për të ekzekutuar? Nuk ka palë tjetër. Ka vetëm një PD dhe një simbol, një flamur dhe një vulë të PD-së. Aventura dhe çmenduria që mund të ndodhin nuk mund të jap përgjigje” tha ai.
VENDIMI I GJYKATES
1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:
Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.
U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10