Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Italinë, kanë bërë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të 51-vjeçarit A.Sh.
51-vjeçarit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Njoftim
Falë bashkëpunimit të Policisë Kufitare me Interpol Tiranën dhe Interpol Italinë, arrestohet në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit A. Sh., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Bergamos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.