Një grup i Komisionit të Rithemelimit me Flamur Nokën në krye, të ndjekur nga Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Ivi Kaso dhe të tjerë mesditën e sotme në orën 14:30 minuta kanë arritur në selinë blu.
Grupi u fut brenda selisë me vendimin e gjykatës në dorë për të kërkuar lirimin e selisë nga grupi i Lulzim Bashës, të cilët tashmë janë të shkarkuar.
Në seli janë kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ish-kryeministri Sali Berisha me pjesën tjetër të grupit të deputetëve që janë rrethuar krah tij po vazhdojnë mbledhjen në një tjetër ambient dhe nuk dihet nëse do i bashkohen pjesën tjetër në selinë blu.