Dita e premte e 25 marsit do të vijojë me mot të qëndrueshëm.
Përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e para të mëngjesit në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-6m/sek, si dhe përgjate vijes bregdetare dhe nëpër lugina deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 8 / 17 °C, në vendet e ulëta 7 / 19 °C dhe në vendet malore 2 / 15 °C.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave rreziku nga zjarret do të jetë “i moderuar”, kryesisht në qarqet Kukës dhe Fier.