NJOFTIMI I POLICISË:
Ndezën zjarr me qëllim hapjen e kullotave, si pasojë e përhapjes së flakëve zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha toke. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, ndaluan me iniciativë shtetasin: V. D., 48 vjeç, banues në fshatin Plepaz, pasi në masivin pyjor Prrenjas-Katerliz, ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u proceduan penalisht: -P. T., banues në Valësh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (kullotë); -Sh. R., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, në fshatin Guri i Zi, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve për shkak të erës, është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke; Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.