-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëhet “i gjallë” pas 2 javësh, ministri i mbrojtjes shihet përkrah me Putin

Kryesoret

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu është parë duke kryesuar një takim të ushtrisë dhe duke diskutuar për furnizimet me armë në një video të postuar nga ministria e tij, raporton Reuters; hera e parë që ai ishte shfaqur publikisht duke folur për më shumë se dy javë.

Në videon e postuar në mediat sociale, Shoigu tha se kishte diskutuar çështje që lidhen me buxhetin ushtarak dhe urdhrat e mbrojtjes me ministrinë e financave.

‘Ne vazhdojmë dërgimin e armatimit dhe pajisjeve paraprakisht me anë të krediteve. Prioritetet janë armët me precizion të lartë me rreze të gjatë, pajisjet e avionëve dhe mirëmbajtja e gatishmërisë së angazhimit të forcave strategjike bërthamore.”-tha Shoigu.

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse; duke përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, i cili gjithashtu nuk ishte parë në publik kohët e fundit.

Shoigu u shfaq në ekran në një video të një takimi mes presidentit Vladimir Putin dhe këshillit të tij të sigurisë të enjten, por nuk u shfaq duke folur. Para kësaj, ai nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, duke nxitur spekulimet për vendndodhjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit