Në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit, babai ka qëlluar me thikë vajzën e tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka takuar viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorur është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qeli”, ka thënë Gashi.