Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një letër që i ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në përfundim të mandatit të saj.
Në letrën e tij, Presidenti Trump shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizon se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në vitet në vijim.
Osmani ka falënderuar Presidentin amerikan për letrën dhe mbështetjen, duke ritheksuar se lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.









