Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar propozimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, për caktimin e kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.
Me vendim të ri, për shpenzimet ditore të deputetëve ndahen 5 euro në ditë për pjesëmarrje në seanca plenare dhe mbledhje të komisionit, kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe komisione, si vijon: deri në 30 km 5 euro, deri në 60 km 10 euro dhe mbi 60 km 15 euro, shpenzimet maksimale që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 euro, deputetët duhet të deklarojnë vendbanimin primar dhe sekondar nëse kanë në Administratën e Kuvendit, ndërsa lista e deputetëve që udhëtojnë dërgohen nga Kryetarët e Grupeve Parlamentare në administratën e Kuvendit.