Dilaver Idrizi 61 vjeç ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për tentativë vrasje, pasi rrahu dhe hodhi gruan nga ballkoni në Kamëz.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, por u zbulua më pas, pasi fillimisht nga frika, gruaja e fshehu duke mos treguar.
Por ishte vajza e saj që pasi mësoi të vërtetën bëri denoncimin në polici.