Arben Mici 26-vjec ndërroi jetë sonte.
Ai humbi jetën në spital pasi u asfiksua në komisariatin e Kamzës si pasojë e flakëve që pushtuan ambientet e qelisë brenda godinës.
Mici ishte ndaluar sot për dhunë në familje, pasi e denoncoi nëna. Dy të tjerë janë në spital.
Një tjetër i ndaluar, që është Dilaver Idrizi 62-vjec është në spital nga plagët e shkaktuara nga zjarri.
Dyshohet se është pikërisht ky person që i vuri zjarrin godinës.
Dy ditë më pari Idrizi u ndalua pasi hodhi gruan nga ballkoni. Hajredin Boja është punonjësi i policisë i plagosur. Ai është jashtë rrezikut për jetën.









