Spanja mposhti Shqipërinë me rezultatin 2-1 në miqësore. Ndeshja e zhvilluar në Spanjë ishte mjaft e luftuar dhe nuk i ngjante aspak një sfide miqësore.
75 minuta rezistoi Shqipëria dhe më pas mbrojtja u ça duke sjellë golin e Ferran Torres.
Por 10 minuta më vonë ishte Uzuni që përfitoi duke shënuar një gol aksidental.
Në minutat e fundit kuqezinjtë u kthyen në mbrojtje duke menduar se gjithçka u mbyll por Olmo shënoi një super gol duke shtangur Berishën.
Megjithatë përballë një rivali si Spanja, loja e kombëtares meriton vlerësim.