Rusia ka kërkuar të shuajë thashethemet se Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu pësoi një atak në zemër pasi u përball me një Vladimir Putin të egër.
Sogui i cili nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, u shfaq sot në TV i stresuar dhe i lodhur, ndërsa supozohej se drejtonte një takim, me skeptikët që sugjeronin se pamjet ishin të falsifikuara.
Udhëheqësi luftarak i Rusisë thuhet se ka fajësuar Shoigun, më parë një nga aleatët e tij më të afërt dhe më të besuar, për pushtimin e dështuar të Ukrainës dhe thashethemet u përhapën për zhdukjen e tij.
Këshilltari i qeverisë ukrainase, Anton Gerashchenko të premten pretendoi se kishte spekulime se Shoigu kishte pësuar probleme në zemër ose një atak real në zemër pas një “akuze të ashpër” nga Putin, shkruan mirror.co.uk.
Gjenerali i ushtrisë, 66-vjeçari me fytyrë dylli, Shoigu, u shfaq sot në një transmetim duke lexuar nga shënimet në një seancë krize për të marrë më shumë para nga Ministria e Financave për luftën e tij katastrofike.
Ka gjithashtu spekulime se Shoigu kishte kërkuar të jepte dorëheqjen në fillim të luftës – si anëtarët e tjerë të rrethit të brendshëm të Vladimir Putin – por që lutja e tij u refuzua nga i forti.
Nuk kishte asnjë provë të menjëhershme se kur u zhvillua seanca televizive e Shoigut e transmetuar sot, megjithëse ai i referohej qartë “operacionit ushtarak special” – fjalë që Kremlini po e përdor për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Ministri i mbrojtjes u tha zyrtarëve ushtarakë pas një sesioni me ministrinë e financave, se ishte thelbësore të mbahej ritmi i dërgesave të armëve për trupat. Ai u shfaq i tensionuar dhe i lodhur