Një 47-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi po bënte gati shtëpinë e tij për kultivimin e kanabisit.
Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen 15, Durrës, një shtetas po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë ambient.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.