-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zu me të motrën dhe hodhi mbesat nga ballkoni, ja si ndodhi ngjarja në Greqi

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin ditën e djeshme, bëhet fjalë për tezen shqiptare e cila hodhi dy mbesat e saj 3 dhe 5 vjeçe nga ballkoni i shtëpisë në Greqi.

Sipas mediave greke, 37-vjeçarja, e cila mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor kishte shkuar dje në mëngjes në banesën e motrës së saj, një 42-vjeçare ku për arsye ende të paqarta ishin grindur të dyja.

Pas zënkës familjare shqiptarja ka nxjerrë në ballkon dy të miturit, djalin 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeç ku pasi i ka hedhur nga kati i dytë i ka goditur edhe me vazo lulesh. Më pas ajo është vetë hedhur nga ballkoni dhe ka përfunduar në një hapësirë boshe.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar të bërtiturat dhe të qarat e fëmijëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar nënën e tyre e cila në momentin e ngjarjes ka qenë duke gatuar në kuzhinë.

“Tezja na hodhi nga ballkoni.“-kanë bërtitur të miturit të cilët qanin me ngashërim nga tronditja e pësuar. “Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, -tha një fqinj.

Dy të miturit dhe tezja janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit