Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Pallatit të Sporteve ‘Asllan Rusi’. Mësohet se është përplasur një automjet i llojit “Mercedez Benz” me një “Audi Q5” dhe më pas të dyja bashkë kanë goditur nga pas një mjet të llojit “Ford”.
Dëmet materiale nga pamjet e siguruara duket se janë të shumta, por nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Mjeti me ngjyrë të bardhë për shkak të përplasjes ka qenë gati duke kaluar në anën tjetër të rrugës.