-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha tregon bisedën me Alibeaj: Më tha PD-ja nuk mund të fitojë me një non grata

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur sot në “Foltoren” e Tepelenës detaje nga bisedimet që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn.

Ai tha se Alibeaj i kërkoi dorëheqjen me pretekstin se PD-ja nuk mund të fitojë me një non grata.

Berisha tha se i tregoi Alibejat se as në 97-n nuk besonin te PD, por në 2005-n erdhën në pushtet.

“Ish-kryetari i PD dha dorëheqjen për zhvillimet nga 9 shtatori deri më sot. Unë ju them se asnjë demokrat aspo demokrate që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit, pasi ai nuk pyeti njeri, nuk pyeti institucion apo statut. Askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të bëhet bashkëpunëtorë në këtë. Dje po hiqeshin dyert, a mund ta imagjinoni?

E Ai ishte normal apo jo ai që e bëri, unë nuk mund tju them, por ai dha dorëheqjen. Selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, ndaj ju ftoj të vini. Fryma e pajtimit ekziston edh enë bazë e në qendër, pro ekziston edhe ndonjë problem i vogël. Unë takova palën që mendon ndryshe , por duhet të jemi të hapur. Në dialogun që pata me Alibeajn më tha po por me ty non grata nuk fiton PD dhe duhet të japësh dorëheqjen.

I them shiko se edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam. Erdhi 2005 dhe demokratë ja dolën të ndryshojnë Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit