-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EKSKLUZIVE / Dëshmia e vajzës: Pasi hodhi mamanë nga ballkoni, “babai” më fshehu ngjarjen dhe më kërkoi 50 euro

Kryesoret

“5pyetjet.al” ka siguruar ekskluzivisht dosjen me faktet dhe dëshmitë për dhunën barbare që 62-vjeçari Dilaver Idrizi ushtroi kundër partneres së tij në datë 11 mars në Kamëz dhe që më pas e hodhi nga ballkoni i katit të tretë.

Të shtunën, gjykata e la në burg pa afat Dilaver Idrizin, i cili dyshohet se në mbrëmje ishte edhe autori i zjarrit në komisariatin e Kamzës, që i mori jetën 26-vjeçarit Arben Mici.

Në dosjen e siguruar nga “5pyetjet.al” theksohet në të gjitha dëshmitë se ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj Valbona Hysenit.

Për dhunën e vazhdueshme që Idrizi ushtronte ndaj bashkëjetueses së tij, është pyetur edhe D. Hyseni, 23 vjeçe, vajza e Valbona Hysenit.

23-vjeçarja punon si anesteziste në një klinikë private dhe ka qenë në punë në momentin e ngjarjes. Ajo ka dëshmuar se dhuna ndaj nënës së saj ka nisur që në momentin kur ata janë zhvendosur nga Fushë Miloti në Tiranë. “U shkoja shpesh te dera, pasi ai e rrihte mamanë, e torturonte. Ai i kishte këto probleme, pasi në mënyrë të vazhdueshme sillej dhunshëm”.

Më tej, ajo tregon edhe sesi e ka marrë vesh lajmin. “I thërras baba, për shkak të viteve të gjata që kemi jetuar së bashku. Atë natë, e mora Dilaverin në telefon dhe i kërkova të flisja me mamin, por më tha se ishte jashtë dhe do të më merrte kur të shkonte në shtëpi, Prita se po më merrte dhe nga ora 22:00 e kam marrë unë. Më është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, e pyeta se çfarë kishte mami, mos ishte sëmurë, por ai më tha se ishte me të vëllanë e tij, Shpëtimin dhe mami ishte në shtëpi. Unë i besova. Të nesërmen, rreth orës 07:00 të mëngjesit, më ka marrë në telefon Dilaveri dhe më pyeti se si ishte me shtatzëninë, duke i interesuar shumë. Më pas, më kërkoi 50 euro dhe unë i thash që nëse kishte mundësi t’ia jepja nga java tjetër, por më tha se i duheshin atë ditë. Unë i thash të vinte t’i merrte te puna ime. Nga ora 09:10 erdhi te puna dhe nisi të më tregonte se mamit i kishte rrëshqitur këmba nga shkallët dhe ishte dëmtuar te pjesa e legenit. Unë u tremba dhe i nxora lekët dhe ja dhashë. Ai më tha se i donte për mamin. Ai më tregoi se mami ishte te spitali Ushtarak, pa më thënë se në çfarë gjendje ishte, duke më thënë se ishte shumë mirë. Rreth orës 10:30 më merr në telefon tezja dhe më thotë se mami kishte marrë shumë dëmtime në kokë dhe kishte qenë në gjak. Lë punën menjëherë dhe kam shkuar te spitali ushtarak”.

Ajo rrëfen më tej se edhe pse e kishte parë nënën e saj në gjendje të rëndë, Dilaveri mundohej që të mos e linte në asnjë moment vetëm. “Në një moment Dilaveri iku në shtëpi dhe unë i thash mamit se ishte momenti që ajo të më tregonte të vërtetën. Në atë moment unë kam nxjerr telefonin dhe e kam incizuar, pasi kisha frikë se do ta mohonte më pas nga frika. Ajo më tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit