-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emri/ I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 26-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian pasi rezulton i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë bëhet fjalë për Romario Fati, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manza”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar në Itali, për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qellim ekstradimi, i shtetasit:

R. F., 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit