-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Foltorja” në Përmet, Berisha: Të bashkohemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga krimi dhe vjedhja

Kryesoret

Pas takimit që zhvilloi me demokratët e Tepelenës, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur “Foltoren” e radhës në Përmet.

Edhe në këtë takim Berisha tha se misioni kryesor i PD-së sot është bashkimi i të gjithë demokratëve.

“Eshte kenqësi të gjendem në këtë qytet i cili ka një traditë më të mirën në mendimin poltik shqiptar ne shpirtin njerëzve të tij punëtorë. Është kenaqësi që ju gjej ju të bashkuar. Në mençurinë tuaj ju lexuat mesazhin e 6 marsit, i cili ishte, bashkimi dhe vetëm bashkimi për një Parti Demokratike, opozitë e vertetë shqiptare.

E gjithë përpjekja jonë sot është në PD e bashkuar e fortë dhe e hapur. Ndaj ftoj këtu të gjithë demokratët e Përmetit nga dhjetori 90-të deri sot të bashkojmë kontributet, idealet tona dhe të ngrihemi si opozita më e fuqishme e kohës. Të ngrihemi si PD në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve varfërimin e tyre nga Shqipëria. Nuk ka mision më të madh se sa ky mision i cili përmbushet para së gjithash duke u bashkua, duke bashkuar çdo kontribut.

Ky mision përmbushet para së gjithash duke qendruar bashkë dhe duke hapur PD drejt prurjeve te reja. Ne këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit