-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja Osmani në Katar: Kosova mund të jetë vend i vogël, por zëri ynë është i fuqishëm

Kryesoret

“Kosova mund të jetë vend i vogël, por zëri ynë është i fuqishëm”, tha Presidentja e Kosovës në Forumin e Dohasc në Katar.

Në një ngjarje të tillë, Osmani theksoi se në dritën e sfidave aktuale globale, “multilateralizmi kurrë më i rëndësishëm nuk ka qenë”.

“Ajo çfarë shpresoj unë që do të kontribuojë këtu sot, sidoqoftë, është një perspektivë e unike e një vendi të vogël por të guximshëm, të cilin unë gëzoj privilegjin ta përfaqësoj. Dhe, rolin që ka luajtur multilateralizmi në formësimin e shtetësisë dhe lirisë, por edhe relevancën e saj sot”.

Osmani iu tregoi të pranishmëve se Kosova përveç se është vendi më i ri në Evropë dhe njëri nga më të rinjt në botë përnga ekzistenca shtetërore, ajo përkitazi me këtë edhe popullatën e ka të re dhe vibrante.

Presidentja e Kosovës tha se “ne, në pjesën të botës, kemi demokracinë më të zhvillluar”.

Nëse me të vërtetë do të ketë “Transformim për një epokë të re”, tha Osmani, “atëherë do të na duhet ta bëjmë krah më krah”.

“Fjalimin tim e nisa duke iu treguar për vendin tim, Republikën e Kosovës, dhe dua t’iu lë me një kontribut që të gjithë ju e keni dhënë. Unë këtu para jush sot qëndroj jo vetëm si presidente e Kosovës, por edhe si një ish-refugjate dhe e mbijetuar e një lufte gjenocidiale. Unë jam një fëmijë i luftës. Ishte ndërgjegja e botës së lirë ajo që më ruajti jetën, dhe jetët e bashkëqytetarëve të mi”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit