“5pyetjet.al” ka siguruar denoncimin e Lirije Micit, nënës që çoi në qeli të birin Arben Mici 26-vjeç për dhunë, pasi e goditi dhe e kërcënoi se do ta digjte me bombolën e gazit, por në fund i riu, që sipas vëllit vuante nga depresioni vdiq brenda komisariatit nga flakët që ndezi vetë.
Brenda 5 viteve, Mici ishte shoqëruar 22 herë në komisariat. I vëllai tha sot se shteti nuk e mbajti në spital, pavarësisht se vuante nga problemet e shëndetit mendor.
“K…. rupi. Ti shkon me njerez une nuk jam i joti jam dikujt tjetër e shume e tjera. Do të ther. Më pas ka ushtruar dhunë fizike duke më gjuajtur me grushte, shkelma, në trup dhe në koke. Në këtë moment njoftova policinë. Në mënyrë të përsëritur ai ka ushtronte dhune.
Mbrëmjen e 22 marsit ai ka ka hyrë në banesë duke bertitur duke kërkuar leke. Nuk i dhashë. Ne kete moment ai kapi telat e forentit për të fikur dritat, më pas ka dalë nga banesa dhe kthyer përsëri dhe ka hyrë te kuzhina duke tentuar të hapi bombelen e gazit duke kërcënuar “Se do t’ju djeg të gjithëve brenda, do t’ju therë te gjithëve” ka deklaruar e moshuara.