Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PD-së për komisionin hetimor “Becchetti”.
Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë që kjo është një banalitet dhe se kjo çështje duhet të hetohet.
1/2. Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 28, 2022