Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdojë edhe për gjatë pesë ditëve në Kosovë.
Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikojë edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjikë.
Kjo situatë e parashikuar do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë fundjavës do jenë më intensive.
Në zonat malore parashikohen reshje bore, ndërsa në ato të ulëta dhe mesatare reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 17-21 gradë Celsius.