-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fytyra” e re e PD-së, zhduket çdo gjurmë e Bashës

Kryesoret

Java që filloi hap një epokë të re për PD-në. Ditën e diel është punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për të larguar nga selia blu të gjitha dyert dhe dritaret e blinduara që vendosi Lulzim Basha.

Gjithashtu janë shembur dy mure që u ngritën brenda godinës dhe u hoqën adezivët. Selia blu ka marrë një tjetër pamje. Megjithatë puna vazhdon brenda ambienteve dhe jashtë për të larguar cdo gjurmë të Lulzim Bashës.

Paralel me rikonstruksionin e godinës vijon puna nga Komisioni i Rithemelimit. Grupi i deputetëve kanë deklaruar ditët e fundit se tashmë mbledhjet do të bëhen në selinë blu.

Por prej së premtes në godinën e PD-së nuk janë parë dy njerëzit e fundit të krahut të Lulzim Bashës, kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Nuk dihet nëse do të shkojnë sot në selinë. Ndërkohë që Lulzim Basha pas dorëheqjes nga PD ka marrë një zyrë në një tjetër ambient dhe ka nisur takimet nëpër fshatra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit