Diçka e papritur ka ndodhur brenda grupit të demokratëve, disa nga anëtarët duke përfshirë këtu edhe Gazmend Bardhin janë hequr nga grupi i Whatsappit ku komunikonin me median.
Të besuarit e Berishës kanë përdorur të njëjtin grup Whatsapp që përdorte më herët PD-ja e Bashës për të sjellë njoftimet, Tashmë grupi menaxhohet nga Elona Meço, Floriana Garo si edhe Silvi Bardhi. Kjo e fundit, i ka larguar të gjithë nga ky grup, duke nisur që nga Patrik Sadikaj, që ishte dhe i fundit që nisi një lajm në grup e duke përfunduar deri të Gazment Bardhi.