-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Marrëdhëniet Rusi-Kinë më të forta se kurrë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të hënën e 28 marsit se marrëdhëniet e Rusisë me Kinën ishin “më të forta se kurrë”.

Kjo, në një kohë kur vendet perëndimore po kërkojnë të izolojnë Moskën me sanksione të paprecedenta mbi Ukrainën.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas medias londineze, Pekini zyrtar ka shprehur vazhdimisht kundërshtime ndaj sanksioneve.

Ajo ka këmbëngulur se do të mbajë shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me Rusinë.

Ndër të tjera, autoritetet kineze kanë refuzuar të dënojnë veprimet e Moskës në Ukrainë.

Madje, qeveria është e kujdesshme ndaj kompanive kineze që bien ndesh me sanksionet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit