-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshime në qeveri? Tre pikat e nxehta dhe ministret me rreth të kuq

Kryesoret

Java nisi me një mbledhje grupi në partinë socialiste. Në rendin e ditës së diskutimeve tre ishin pikat e nxehta. Së pari deputetët bënë përpara kryeministrit Edi Rama një bilanc nga kontrollet që kanë bërë në terren për çmimet.

Pika e dytë e diskutimeve ishte qëndrimi për seancën e radhës plenare. E ndërsa për dy pikat e para flitet me siguri që është diskutuar e treta mbetet mister.

Në disa prej mediave është raportuar se brenda rrethit të ngushtë të kryeministrit Edi Rama është folur për ndryshime të mundshme në qeveri që mund të finalizohen në Kongresin e 9 Prillit.

Emrat që janë lakuar në media janë disa, që prekin sektorët e ndjeshëm në këtë periudhë bujqësinë dhe ekonominë, por vështirë që Edi Rama të bëjë ndryshime në këtë moment krize dhe protestash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit