-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD vjen me “look” të ri, Noka: Tani futet edhe dielli brenda (Tre zyrat që nuk janë prekur)

Kryesoret

Në partinë Demokratike blindat u hoqën, ndërsa vazhdon puna për t’i dhënë një “look” të ri. Slogani “Zgjedhim të ardhmen” që vendosi Lulzim Basha, por edhe adezivët në cdo cep janë hequr për të nisur ndryshimin nga zero. Mëngjesin e sotëm në selinë blu i pari që mbërriti ishte deputeti Flamur Noka për të inspektuar punimet.

“PD po shkon drejt normalitetit, që të hyjë edhe dielli edhe anëtarët” tha ai, referuar heqjes së blindave. Ndërkohë që tre janë zyrat që nuk janë prekur nga komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha; dy n/kryetarëve Enkelejd Alibeaj e Jorida Tabakut dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Pas njohjes së kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës, kupola e drejtuar nga Lulzim Basha u shkarkua automatikisht. Kjo do të thotë se përveç Alibeajt që është kryetar grupi, dy të tjerët, Tabaku dhe Bardhi duhet të lirojnë zyrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit