-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia mbyll rubinetin, Greqia hedh sytë nga deti Jon për gaz

Kryesoret

Vendimi për t’i hequr Evropës gazin rus vendosi në lëvizje BE-në, ndërsa Greqia i ka kthyer sytë me shpejtësi nga fushat e Mesdheut Juglindor, duke ringjallur në të njëjtën kohë interesin për hidrokarburet e Kretës dhe Detit Jon.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se “në heshtje, Athina po punon për një plan për një “alternativë”, që do të marrë gaz nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit për pjesën tjetër të Evropës.

Të gjitha planet që do të jenë në tryezë në të ardhmen e afërt kanë avantazhe dhe disavantazhe, financiarisht, gjeopolitikisht dhe teknikisht. Përveç kësaj, Athina po vazhdon me procedura të shpejta për të rifilluar kërkimet në tre “parcela” me depozita të mëdha të mundshme hidrokarbure” shkruan gazeta.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri të qartë vendimin e qeverisë për të eksploruar zonat e Kretës (në jug dhe jugperëndim) dhe të Jonit në mënyrë që për herë të parë të ketë një pasqyrë të plotë të depozitave të mundshme të gazit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit