Dy persona në Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas policisë ata dyshohet se janë plagosur teksa ishin duke lëvizur me traktor në pyll.
“Raportohet se në shtëpinë e shëndetit, Skenderaj dy persona, meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dyshohet se viktimat janë lënduar teksa ishin duke lëvizur me traktor në pyll. Pas trajtimit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, njofton Policia.