-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talebanët ndalojnë transmetimin e BBC-së dhe Deutsche Welle-s në Afganistan

Kryesoret

Qeveria talebane në Afganistan, ka urdhëruar që të hiqen nga transmetimi lajmet e BBC dhe Deutsche Welle-s.

 “Ky është një zhvillim shqetësues në një kohë pasigurie dhe turbulence për popullin e Afganistanit”, ka deklaruar kompania transmetuese “BBC”.

Afganëve nuk duhet t’u mohohet gazetaria e pavarur’

Kreu i gjuhëve në Shërbimin Global të “BBC”-së, Tarik Kafala, ka thënë se numërohen mbi gjashtë milionë afganë që kanë konsumuar “gazetarinë e pavarur dhe të paanshme” të “BBC”-së.

Sipas tij, është thelbësore që këtyre njerëzve të mos u mohohet qasja.

“U drejtojmë thirrje talebanëve të anulojnë vendimin e tyre dhe të lejojnë partnerët tanë televizivë të kthejnë buletinet e lajmeve të ‘BBC’-së në valët e tyre menjëherë”, ka deklaruar Kafala.

Media e lirë, ‘thelbësore’ për zhvillimin e Afganistanit

Edhe programet e kompanisë mediatike “Deutsche Ëelle” nuk mund të ritransmetohen më nga partnerët afganë nën goditjen e talebanëve.

“Kufizimet në rritje të lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes në Afganistan janë shumë shqetësuese”, ka pohuar drejtori i përgjithshëm Peter Limbourg.

Sipas tij, “fakti që talebanët po kriminalizojnë shpërndarjen e programeve nga partnerët mediatikë, ata po pengojnë zhvillimet pozitive në Afganistan”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit