-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu reagon për incidentet në Zvërnec: Shteti garant i zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një fjalimi në Kuvend ka folur për protestat dhe incidentet në Zvërnec, duke theksuar se shteti mbetet garant i mbrojtjes së mjedisit dhe i dinjitetit të qytetarëve.

Ai theksoi se Vlora mund të ketë njëkohësisht zhvillim ekonomik dhe respekt për qytetarët.

“Të nderuar kolegë, nuk mund të flas sot për Vlorën pa përmendur Zvërnecin. Pamjet e ditëve të fundit nuk ishin të denja për demokracinë tonë, dhe kurrë nuk mund të pajtohemi me idenë që një qytetar të tërhiqet zvarrë nga roje private gjatë një proteste. Vlora nuk ka nevojë të zgjedhë mes zhvillimit dhe dinjitetit; ajo i meriton të dyja. Debati për trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore është legjitim, po aq sa është legjitim debati për votëbesimin që investimet e huaja sjellin për vendin tonë. Në këtë kontekst, si ligjvënës, është detyra jonë të marrim vendime të guximshme që i japin vendit siguri ekonomike”, tha Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit