Arben Fetai ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Qeverisjen e Mirë.
Në një postim në Facebook, Fetai bëri të ditur se i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e cilësuar vendimin si të menduar mirë dhe të marrë me bindjen se në rrethanat aktuale është zgjidhja më e drejtë dhe më dinjitoze.
Dorëheqja e tij vjen pas disa javësh diskutimesh publike lidhur me mungesat e tij në aktivitetet qeveritare dhe në seancat parlamentare, ndërsa mediat në Maqedoninë e Veriut kishin raportuar se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për një periudhë të gjatë.
/5pyetjet.al









