Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se ushtria e tij ka arritur të godasë infrastrukturën logjistike ruse në të gjithë zonat e pushtuara, duke shkaktuar mungesa karburanti në Krime dhe rajone të tjera të kontrolluara nga Rusia.
Ai theksoi se pushtuesit tashmë nuk kanë rrugë të sigurta në jug dhe lindje të Ukrainës.
“Trupat tona tani janë të afta të arrijnë logjistikën ushtarake ruse praktikisht në të gjithë thellësinë e territoreve të pushtuara përkohësisht. Në praktikë, pothuajse nuk kanë mbetur rrugë të sigurta për pushtuesin në jug dhe lindje të vendit tonë,” tha Zelenskyy.
/5pyetjet.al









